ne e dimë që

prindërimi është një proces jetëndryshues

Ndaj ne dëshirojmë të jemi partner me ju në këtë proces
woman in black long sleeve shirt holding black ceramic mug
woman in black long sleeve shirt holding black ceramic mug

Ne përpiqemi të jemi partnerË me ju nëpërmjet:

Workshopeve tematike

Workshope të organizuara sipas temave më të prekshme dhe të rëndësishme mbi prindërimin me ekspertë të fushës

Seancave këshilluese

Ju mund të rezervoni seancën tuaj me ekspertin që dëshironi për t'u konsultuar dhe kuptuar më shumë mbi një nevojë të caktuar

workshope
workshope
Spider-Man leaning on concrete brick while reading book
Spider-Man leaning on concrete brick while reading book

Materialeve të ndryshme

Materiale të ndryshme të të gjitha formave multimediale, me qëllim ndihmesën për prindërimin e përditshëm në jetën tuaj

“Ne besojmë se prindi duhet të jetë përgjegjësi në krye të procesit të edukimit të fëmijës gjatë gjithë jetës.”

Rreth Edlab
Rreth Edlab

rreth edlab


Ne jemi një grup prindërish, disa prej nesh gjyshër e gjyshe tashmë, të cilët i bashkon një sens i përbashkët ndërgjegjësimi mbi prindërimin cilësor.

Përmes eksperiencave të para, apo atyre të disata, të gjithë e gjejmë veten tek sfidat e prindërimit pavarësisht individualitetit si prind, çift apo edhe individualitetit të çdo fëmije.

Ne besojmë se, po ashtu si ne, përreth ka prindër të cilët në mënyrë të qëllimshme janë duke u rritur sëbashku me fëmijët e tyre, në prindërim.

Por, duke qenë se nuk ka një shkollim të mirëfilltë, fuqia e komunitetit të prindërve të tjerë në prindërim kthehet në një ndihmesë të paçmuar.

NJË WORKSHOP I EDLAB

Përmbajtja e një workshopi është kryesisht rreth një tematike specifike, si dhe një grupmoshe të caktuar.

Çdo workshop drejtohet nga një ekspert i fushës.

Në një workshop tipikisht ka një proaktivitet të dyanshëm mes pjesmarrësve dhe ekspertit me qëllim identifikimin praktik të çështjeve reale në prindërim.

3 janë komponentët kryesor të çdo workshopi, aspekti teorik, aplikimi praktik dhe paisja me mjete konkrete që çojnë drejt prindërimit cilësor.

Kohëzgjatja: 2 orë

NJË SEANCË E EDLAB

Çmimi: 2.500 Lek/pjesëmarrës
Vendi: njoftohet për çdo tematikë vendi specifik
Kohëzgjatja: 1 orë
Çmimi: 3.500 Lek/seancë
Vendi: njoftohet për çdo seancë

Përmbajtja e një seance të dedikuar është e lidhur me situatën specifike të parashtruar nga prindi. Përmes një qasje eksploruese, secili ekspert do të ndihmojë prindin të evidentojë shkaqet dhe zgjidhjet e mundshme të situatave që i shqetësojnë ata.

Çdo prind mund të rezervojë një seancë të dedikuar me ekspertët e vënë në dispozicion nga EdLab dhe koordinimi operacional do të lehtësohet përmes stafit tonë.

Çdo seancë është një hapësirë e sigurtë për prindërit që të zbulojnë më shumë mbi veten, fëmijën dhe ambjentin përreth, duke garantuar se çdo e dhënë është e mbrojtur dhe tërësisht konfidenciale.